Rasti i Drenasit, Lladrovci i reagon ashpër Drenorit: Do të padisë qysh nesër
Pas deklaratës së asambleistit të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i cili tha kryetari i komunës Ramiz Lladrovci dyshohet të ketë qenë në dijeni për një abuzim tjetër që ka bërë polici Vesel Veseli ndaj një zyrtare në komunë, ka reaguar ky i fundit i cili e quan të pa vërtetë deklaratën e tij.
Lladrovci ka thënë se kjo është një shpifje e radhës nga ana e tij, të cilin qysh nesër do ta padis.
Sipas Lladrovcit, Drenori shfrytëzoi kohën kur është kryer puna në Gjykatën Themelore se për ndryshe qysh sot do ta padis për shpifje, shkruan Zëri.info.