Rasti i foshnjes në Pejë, çka parasheh Kodi Penal i Kosovës për dëmtimin e kufomës?

Indeksonline sonte ka raportuar ekskluzivisht për skandalin në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Së fundi në Repartin e Gjinekologjisë foshnja e vdekur ka përfunduar në lavatriçe, kështu duke u dëmtuar kufoma.
Por, çka parashihet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës për dëmtimin e kufomës?
Në bazë të nenit 421, pika 2, personi që ka dëmtuar kufomën dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
“Kushdo që pa autorizim heq, dëmton, shkatërron ose fsheh kufomën, një pjesë të saj ose hirin e të vdekurit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”, citohet pika 2 e nenit 421.
