Rasti i fundit me koronavirus, një grua nga Podujeva

Është konfirmuar një rast i ri me koronavirus në Kosovë.
Kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 20.
IKSHPK përmes një njoftimi zyrtar ka treguar se rasti ka të bej më një grua të moshës 55 vjeçare nga fshati Bradash i komunës së Podujevës, përcjellë Indeksonline.
Derisa e infektuarua kishte pasur pasur kontakte me rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në këtë komunë, një i moshuar po ashtu nga fshati Dumnicë që kishte ardhur nga Italia.
Sipas IKSHKPK-së, në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.414 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 370 thirrje telefonike./Indeksonline