75 Mall Live Search
22:33 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rasti i fundit në Obiliq, u infektua pas kontaktit me vushtrriasin

Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19, e një person ka dalë pozitiv edhe nga Obiliqi.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se personi në fjalë e ka marrë virusin nga një kontakt që pati me një person të infektuar nga Vushtrria.

Ky është postimi i tij:

Të nderuar qytetarë,

Sipas njoftimeve të IKSHPK-së në Komunën e Obiliqit, ka rezultuar një rast i ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, sipas informatave të deritanishme rasti në fjalë është rast kontakti me një person të infektuar nga komuna e Vushtrrisë.

Menjëherë pas marrjes se informatës, ekipet e QKMF-së, kanë ndërrmarrë hapat e nevojshëm, rasti në fjalë është në vetizolim dhe po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm në mënyrë që të shkëputet mundësia e përhapjes më të madhe të këtij infeksioni.