Rasti i fundit në Skenderaj, e mori virusin nga një person në Fushë Kosovë

Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, e një rast pozitiv është nga Skenderaj.
Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka dhënë detaje në lidhje me rastin e fundit.
Ky është postimi i tij:
Qytetar të nderuar,
Sonte është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë. Personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë-Kosova.
Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndermarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim.
Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon!
Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!