08:48 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rasti i George Floydit: Trumpi, kërcënon ta çojë ushtrinë për t’u dhënë fund trazirave

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar ta dërgojë  ushtrinë për të shuar trazirat civile në rritje në Amerikë për vdekjen e personit me ngjyrë në arrest policor.

Ai tha se nëse qytetet dhe shtetet nuk arrinin të kontrollojnë protestat dhe “të mbrojnë banorët e tyre” ai do të vendosë ushtrinë dhe “shpejt do ta zgjidhë problemin për ta”.

Protestat për vdekjen e George Floyd po hyjnë në ditën e tyre të shtatë.

Ndërsa, Trump foli në Shtëpinë e Bardhë, policia shpërndau  protestuesit nga një park aty pranë me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Ndërkohë, dhjetëra qytete të mëdha kanë imponuar një orë policore brenda natës. New York City është nën mbyllje deri në orën 05:00 (09:00 GMT) të martën dhe Washington DC ka zgjatur shtetrrethimin e tij edhe për dy net.

Por demonstratat kanë vazhduar kryesisht pa u mbaruar. Ata filluan pasi një video shfaqi  Floyd, 46 vjeç, duke u arrestuar në Minneapolis në 25 maj dhe një oficer policie i bardhë i vendosi këmbën në qafë edhe pasi ai u përgjërua se nuk mund të merrte frymë.

Oficeri, Derek Chauvin, është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe do të paraqitet në gjykatë javën e ardhshme. Tre oficerë të tjerë policorë janë larguar nga puna.

Të hënën, një ekzaminim zyrtar pas vdekjes shpalli vdekjen e Floyd si një vrasje, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.