19:00 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Rasti i parë me koronavirus në Shtime, karantinohet Lagjja Hysenaj në Petrovë

Kryetari i Shtimes Naim Ismajli, pas rastit të parë të konfirmuar me koronavirus në këtë komunë, ka thënë se kanë mbajtur një mbledhje me Shtabin Emergjent, derisa kanë marrë vendim që në karantinë të vendoset Lagjja Hysenaj në Petrovë, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Shtimes,

Më herët nga Klinika Infektive është konfirmuar rasti i parë me CoronaVirus në Shtime konkretisht nga fshati Petrovë, i cili tani po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së. Dyshohet se infektimi ka ndodhur pas një kontakti me një person tjetër nga Gjermania.

Nga mbledhja e Shtabit Emergjent të mbajtur pak më herët është marrur vendim që:

1. Nga sot të vendoset në Karantinë, Lagjja Hysenaj (Rr. Xhemshir Xhemshiri) Petrovë.

Rreth rastit janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat dhe udhëzimet nga institucionet.

Ne jemi duke përcjellur situatën nga afër dhe jemi të mobilizuar dhe këto momente jemi me familjen e prekur dhe do ta tejkalojmë së bashku këtë situatë.

QËNDRONI NË SHTËPI!