75 Mall Live Search
20:30 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Rasti i vetëm sonte pozitiv me Covid-19 është nga Mitrovica

Sonte në Republikën e Kosovës është diagnostikuar vetëm një (1) rast me SARS-CoV-2, shkruan IndeksOnline.

Sipas IKSHPK-së, rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).

Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu, sonte janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste./IndeksOnline/