75 Mall Live Search
08:52 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / G T

Rasti i Xhakës, Daut Demaku e sh’ndrron në shembull pozitiv: Mbani kokën lartë…!

Granit Xhaka është personi më i diskutueshëm në Kosovë, për shkak se në ndeshjen e së martës në mbrëmje, u vërshëllye nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shumë personazhe i kanë dalur në mbrojtje, duke përfshi këtu edhe shkrimtarin e njohur, Daut Demaku, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale Demaku këtë rast e shëndërron si shembull pozitiv. Duke thënë se Xhaka përkundër kritikave, ai gjithmonë e ka mbajtur kokën lartë.

Madje thotë se ata që e fishkëllyen nuk ndiejnë përpjekjen, lodhjen apo sfidat e vërteta të qenurit në fushëbetejë.

“Merrni shembull Granit Xhakën: dje hero, sot fishkëllehet nga tribunat. Graniti është yll në fushë, duke dhënë gjithçka, ndërsa fishkelluesit anonimë – thjesht një zë që gjykojnë nga jashtë lojës – nuk ndiejnë përpjekjen, lodhjen apo sfidat e vërteta të qenurit në fushbetejë.

“Kur të përballeni me kritika, mos u ndalni. Mbani kokën lartë, besoni tek vetja dhe lëreni veprat dhe suksesin tuaj të flasë më shumë se fjalët e të tjerëve. Sepse ata që janë në “fushë”/ në arenë, duke dhënë gjithçka, janë ata që bëjnë historinë”, shkruhet në një pjesë të këtij reagimi

Reagim i plotë i Daut Demakut: