75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / H F

Rasti “KPK” në rigjykim për herë të dytë, reagon Ardian Krasniqi

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që për herë të dytë ta anulojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e njohur publikisht si “Rasti KPK”, duke urdhëruar rigjykim të ri ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, si dhe të akuzuarve Flora Doda dhe Marigonë Berisha.

Procedura ndaj Ardian Krasniqit, e cila ishte veçuar më herët, gjithashtu rikthehet në shqyrtim.

Rasti që përfshin akuza për korrupsion, keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim ndikimi dhe falsifikim dokumentesh, ka kaluar në disa faza gjyqësore që nga viti 2021, me vendime të ndryshme nga gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë.

Në reagim ndaj këtij zhvillimi, i akuzuari Ardian Krasniqi ka dalë publikisht përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe me qëllime që, sipas tij, tejkalojnë drejtësinë.

Reagimi i tij i plotë:

Kryetarit të trupit gjykues, z.Alban AjvaziLavdim Krasniqi u shpall i pafajshëm, ndërsa Marigona Berisha u dënua me 3,000€, ndonëse faktet flasin ndryshe i nderuar!Vetura është blerë nga Marigona Berisha me çmim real prej 26,000€, por me kërkesë të Lavdim Krasniqit, Bashkim Mulloli ka deklaruar para saj një çmim të rremë prej 15,000€–16,000€, ndërsa 10,000€ e mbetura janë planifikuar për një “ndërhyrje” te një person tashmë i njohur. Këto janë të dokumentuara përmes komunikimeve dhe e-mail-eve që ndodhen në dosjen e provave.Z. Alban, veproni drejt, jo nën ndikim. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Un nuk jam prezent per te vetmen arsye,sepse jam keqtrajtuar ne menyren me qnjerzore dhe ne te njejten kohe me jane shkelur te drejtat mia esenciale!

Jane bere shkelje gjate procesit dhe prova ku ju eshte dasht ti merrni parasysh i keni hedh posht per te mos involvuar kryesit e vepres per te cilat akuzohem un po edhe Marigona Berisha pa piken e fajit!

Nuk eshte fajtore Marigona pse Ish Drejtori 50% te vetures ja ka bere dhurate dhe pjesen tjeter e ka paguar me mjetet e saja!

Ndersa un personalisht nuk besoj qe mund te denohem pse drejtori ma kerkon (Gojarisht) nese me pyesin a ke komuniku me X personin me sms ne whatss app (Ardian thuj ti qe un e kam komuniku mes telefonit ish Drejtorit) la edhe audio incizim!Lavdim Krasniqi nese paska qene i pa fajshem pse ather u perkujdes per financimin e Avokatit te pare dhe me bindi qe ta marrim z.Makollin sepse kishte nje lidhje me X personin ,gjithmon nen shpenzimet e Lavdim Krasniqit!Kta se bashku pa dijen time ne fjalen perfundimtare kishin deklaru qe un edhe pranoj nje pjes te fajsis, per kete pjes un e kamkuptu kur eshte marr vendimi i nderuar trup gjykues!Pra kto jane nje pjes e arsyeve per te cilat deshmojn qe ky proces gjygjespr nuk eshte aspak i drejt dhe ne te njejten kohe me ka obliguar qe te largohem nga Kosova!

Nese Keshillo Gjyqesor e shqyrton rastin ,provat ,dhe cakton nje Trup Gjykues tjeter ,un jam i gatshem ne qdo moment te ballafaqohem me drejtesin!Kam qene i gatshem me vdek per kete toke e le ma per Burg!Por jo te mbaj Burgun e individeve tjer si psh.Lavdim Krasniq 2. X per momentin dhe qelesi kryesor 3.X!Pra te rikthet rasti ne piken zero ne rigjykim ,dhe te fillohet nga e para , Lavdim Krasniqi do te deklaron se cilat kane qene veprimet e tije ,miqeve dhe kolegeve te tije ne lidhje me Ndikim ne Drejtesi,nese ai kundershton un jam i gatshem tua Deshmoj kete qe po e them publikisht!