10:28 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / k.v

Rasti ‘Lakrishta’/ Krimet Ekonomike po bastisin mbi 10 lokacione, cak bizneset dhe banesat e ish-zyrtarëve të NPB-së

Policia Kundër Krimeve Ekonomike është duke e zhvilluar një aksion të gjerë edhe në një nga ndërmarrjet komunale në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Ndërmarrjen Publike Banesore, konkretisht për rastin ‘Lakrishta’.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se aktualisht mbi dhjetë lokacione po bastisen. Cak i bastisjeve janë bizneset dhe banesat e disa ish-zyrtarëve të kësaj ndërmarrje.

Aksionin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zyrtari për informim Bajram Krasniqi.

“Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, tha Krasniqi për IndeksOnline.