Rasti ‘’Mati’’, Gjykata vendos që të sekuestrohen mbi 2 milionë euro pasuri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të hetimeve financiare, në rastin e koduar me emrin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.
Lidhur me këtë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bën të ditur se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tashti pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro.
Më tutje sipas njoftimit thuhet se kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., e cila me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti special është sekuestruar, si në vijim:
- 20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro.
2. 2 lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro;
3. 17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro
4. 6 depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro.
Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e Parasë”, dhe për veprimet e tjera publiku do të njoftohet me kohë./Indeksonline/