75 Mall Live Search
17:31 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rasti me futbollistët në Gjibraltar – ministri Zemaj pret rezultatet e certifikuara nga FIFA

Futbollistët e Prishtinës kanë rezultuar negativ në Kosovë, por 8 prej tyre rezultuan pozitivë në Gjibraltar e që shkaktoi dhe një huti dhe mosbesim ndaj institucioneve të Kosovës.

Për ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, nuk mund të jetë e saktë dhe se ka dyshime mbi deklaratat e zyrtarëve nga Gjibraltari.

“Kemi dyshime për atë që është deklaruar nga vet Gjibraltari dhe po presim rezultatet  të cilat janë deleguar në një shtet tjetër, në laboratorët të cilat janë të certifikuara nga FIFA, që të marrim rezultate të sakta se çfarë ka ndodhur me këtë proces. Unë e mbroj punën e departamentit të mikrobiologjisë dhe të institutit kombëtar të shëndetit publik” – ka deklaruar ministri Zemaj në “IndeksIntervista”./Indeksonline/