75 Mall Live Search
14:54 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rasti në Fushë Kosovë, e ngujuara tentoi vetëvrasjen, polici lëndohet gjatë intervenimit

Një grua kishte mbetur e ngujuar në një banesë në Fushë Kosovë që nga dje, mirëpo sot ajo u shpëtua nga Policia.

Sipas burimeve të IndeksOnline gruaja ka tentuar të bëjë vetëvrasje mirëpo ajo është shpëtuar nga policia.

Gjatë tentimit për ta shpëtuar gruan ka mbetur i lënduar edhe një Polic i cili është duke u trajtuar në QKUK.

Po ashtu zjarrfikësit kanë thyer xhamin e banesës dhe kanë hyrë brenda kurse gjendja e saj shëndetësore ende nuk dihet./Indeksonline/.