75 Mall Live Search
18:15 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rasti në ‘Mati 1’ – Policia e konfirmon se një person ka vdekur

Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë plagosur katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar, se njëri prej personave të plagosur nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.