75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 18 Janar 2024 / k.v

Rasti në minierën e Trepçës/ Policia: Cisterna me acid shpërtheu në rrethana të panjohura

Dy prej minatorëve të lënduar dje në minierën e Trepçës po vazhdojnë të qëndrojnë të shtrirë në spital, transmeton IndeksOnline.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se në rrethana të panjohura në minierë ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona.

“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi”, ka bërë të ditur policia.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të policisë të cilat po e hetojnë rastin.

Informatën policia e kishte pranuar të mërkurën në orën 12:00 ndërsa menjëherë kishte dalë në vendin e ngjarjes ku të lënduarit ishin dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës.

Me urdhër të prokurorit rasti është hapur “lëndim aksidental”./IndeksOnline/