75 Mall Live Search
18:52 / E Martë, 25 Tetor 2022 / k.v

Rasti në Podujevë/ Pamje teksa i dyshuari largohet me “Golf II” nga vendi i krimit

IndeksOnline në kohë reale raportoi për ngjarjen e ndodhur në Podujevë ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre qytetarë.

Njëri nga personat e dyshuar me kallashnikov ka gjuajtur në drejtim të viktimave, duke plagosur edhe kalimtar rasti.

Lexuesit e IndeksOnline kanë njoftuar se një i dyshuar pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes me një “Golf II”, ngjyrë të kuqe.

IndeksOnline ka siguruar fotografitë e veturës me të cilën i dyshuari është larguar me shpejtësi duke rrëzikuar jetën e kalimtarëve tjerë.

Policia është alarmuar dhe menjëherë i është përgjigjur rastit duke arrestuar njërin prej të dyshuarve./IndeksOnline/