Rasti “Pogba 2”, Juve gati të marrë talentin e Man. Unitedit
Juventusi është duke punuar që të marrë talentin e Manchester Unitedit, Tahith Chong. Fabio Paratici është duke punuar që të sjellë në Torino talentin holandez me parametra zero.
Chongu është në fund të kontratës me Unitedin dhe Juventusi pritet që të jetë skuadra e radhës për të.
“Ai është një talent i shkëlqyeshëm dhe unë do të doja ta mbaja këtu me ne. Ai është pjesë e familjes sonë” ka thënë Solskjaeri për Chongun.
Deklarata e trajnerit norvegjez e ka komplikuar situatën, por që Juventusi nuk po ndalet së punuari për të bindur talentin.
Rasti Chong po krahasohet me rastin Pogba kur Juventusi i kishte marrë Manchester Unitedit atëbotë talentin francez pa asnjë cent./Indeksonline/