Rasti, që kishte Ibrahimoviqi për t’ia siguruar 3 pikë Milanit

Milani dështoi përsëri në Serien A, duke barazuar në shtëpi pa gola me Sampdorian.
Në këtë ndeshje debutoi sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviq, i cili për herë të dytë vesh fanellën e Milanit.
Ibrahimoviqi u inkuadrua në pjesën e dytë, duke e zëvendësuar sulmuesin polak Piatek.
Suedezi kishte mundësi të shënonte gol që në ndeshjen e parë, por nuk arriti që ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 59-të.