Rasti që tronditi Deçanin, viktima dhe dorasi janë nga ky fshat
Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme na fshatin Isniq të komunës së Deçanit.
Dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze. Nuk ka ende person të arrestuar”, ka thënë Gashi./IndeksOnline/

