75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / k.v

Rasti “Qielli i thyer”: A.R nën hetim për grup të organizuar kriminal dhe shpëlarje parash

Prokuroria Speciale ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.R.

A.R është ndaluar me urdhër të prokurorit special pas hetimeve që PSRK-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës i ka zhvilluar në kuadër të rastit “Qielli i thyer”.

Ai është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

PSRK është duke e hetuar A.R edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

A. R dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen.