75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Z S

Rasti “Rezervat shtetërore”, Irfan Lipovica u intervistua në cilësinë e të dyshuarit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar intervistimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica.

Lipovica është intervistuar sot nga PSRK-ja në rastin e “Rezervave shtetërore”, në cilësinë e të pandehurit.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja Arbnora Luta.

“Duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera lidhur me rastin, publiku do të njoftohet me kohë”, deklaroi ajo./Indeksonline/