Rasti “Subvencionet” Policia e Kosovës me aksion të ri

Policia e Kosovës ka nisur sot në mëngjes një aksion të ri për rastin e dallavereve me subvencione. Aksioni ka filluar në Agjensinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ndërsa pritet të vazhdojë edhe në komuna të Kosovës.

Indeksonline ndodhet në vendin e ngjarjes ku njësite të profesionalizuara policore kanë rrethuar objektin e AZHB-së.
Indeksonline mëson se pritet të ketë arrestime të reja në rastin “Subvencionet”.

Në aksionin e para disa muajve ishin arrestuar disa zyrtarë lidhur me dallaveret me subvencione, ndërsa ishin sekuestruar edhe para të gatshme./Indeksonline/

Po ashtu u sekuesturan para të gatshme dhe vetura./IndeksOnline/

