75 Mall Live Search
16:50 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / k.v

Rasti Thaçi dhe të tjerët/ Kabashi kritikon Prokurorinë: Dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve (Video)

Shefqet Kabashi, në dëshminë në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ka kritikuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale duke thënë se dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve.

Paraprakisht, trupi gjykues e pranoi dëshminë e tij dhënë në prokurori lidhur me rastin Limaj si provë materiale. Kabashi ka thënë se ato që i ka thënë ishin të vërteta.

Kabashi është dënuar më herët për shpërfillje të gjykatës sa i përket dëshmisë së tij.