Rasti “Toka”, Nuhi Uka gjykohet ndaras nga të tjerët
I akuzuari, Nuhi Uka do të gjykohet ndaras nga të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si “Toka”.
Kjo ka ndodhur pasi prokurori i EULEX-it ka bërë kërkesë për veçimin e procedurës në shqyrtimin gjyqësor që është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e Prokurorit Special për veçim të procedurës.
Përndryshe ky trup gjykues ka mbetur i njejtë edhepse mbrojtja e të akuzuarit, Azem Syla ka kërkuar që të ndryshohet.