16:21 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / LB

Rasti tragjik i 18 vjeçares, kryeprokurori i Ferziajt: Shpejtë pritet edhe arrestimi i të dyshuarit tjetër

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për varsjen e 18 vjeçarës.

Ai ka thënë se i dyshuari kryesor, D.K., shumë shpejtë do të arrestohet nga ana e policisë.

Jashari tha se i arrestuari i parë me inicialet A.S., ka vendbanim të përkoshëm në Zvicër, i cili dyshohet se ka qenë me veturë zvicërane.

“A.S., jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicërane…Tabelat kanë qenë të padëshifruara…Personat janë identifiku dhe janë zbulu”, tha Jashari.

Kryeprokuori u shpreh se për rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Kemi të arrestuar një person dhe jemi në kërkim të një personi tjetër…Kemi ndërmarrë veprimet për arrestimin e personit të dytë, ka në dispozicion prova për të dyshuarit…Prokurori është duke e trajtuar rastin me seriozitetin më të lartë për të sjellë kryesit e veprës para drejtësisë…Shkaktari i vdekjes nuk dihet sepse nuk është pranuar akoma raporti i autopsisë”, u shpreh ai tutje.