75 Mall Live Search
07:10 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Rasti tragjik i Agonit në karantinë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton sot në Kuvend

Një rast tragjik ndodhi të dielën pikërisht në Qendrën e Studentëve, e cila tash e sa kohë është shndërruar në karantinë.

26 vjeçari, Agon Musliu nga Gjilani u hodh nga kati i pestë i Konviktit numër 7 dhe kësisoj nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Pavarësisht se doktorët tentuan ta kthenin në jetë përmes reaminimit, kjo ishte e pamundur.

Ky rast është mjaftë enigmë, lidhur me gjithë procedurën se pse ai u dërgua në karantinë pavarësisht se prindi deklaroi se kishte probleme shëndetësore. Madje për këtë është kërkuar hetim i thellë i rastit deri në zbardhjen e çdo detaji, shkruan Indeksonline.

Lidhur me gjithë këtë sot në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të zhvillojë diskutoj.

Komisioni zhvillon diskutimin në sallën C-203, me fillim nga ora 11:00./Indeksonline/