75 Mall Live Search
17:29 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / AR

Rasti tragjik në Istog, ky është 22-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje

Sot një 22-vjeçar në fshati Banjë i Komunës së Istogut dyshohet se ka bërë vetëvrasje, shkruan Indeksonline.

Indeksonline përmes burimeve mëson se viktima është Arton Çitaku.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Më 8.02 në orën 11:35 polica është informuar se në fshatin Banjë, një person ishte pa shenja jete, menjëherë rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante dhe gjithashtu një ekip mjekësor. I vdekuri është një mashkull i lindur, më 1999. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe pritet të dalim me informacione të reja”, ka thënë Rugova./Indeksonline/