75 Mall Live Search
01:09 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / AR

Rasti tragjik në Mitrovicë, të dyshuar për vrasje janë dy vëllezër

23-vjeçari, Mehmet Kurti vdiç rreth orës 22:20 në Mitrovicë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri, shkruan Indeksonline.

Burime të Indeksonline tregojnë se personat e dyshuar lidhur me këtë ngjarje janë Valmir Selimi dhe vëllai i tij, Trim Selimi.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të plagosur mbetën edhe dy persona.

Po ashtu, dyshohet se fillimisht ata u përfshinë në një rrahje me shufura ku më pas u përdorë edhe arma.

Rasti tragjik për Indeksonline është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sonte rreth orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, thuhet në përgjigjen e PK-së.