Ratcliffe projekton lëvizjet e para/ Aksioneri i ri i “djajve” ndërhyn në merkato

1 ditë pasi arriti të bëjë të tijat 25% të aksioneve të Manchester United Xhim Ratklif ka nisur të projektojë lëvizjet e para.
Djajtë e kuq kanë shprehur pëlqimin për 5 futbollistë, që padyshim mund ti konsiderojmë objektivat e merkatos, ndërsa 7 të tjerë do të duhet ti japin lamtumirën skuadrës.
Sipas asaj që the Sun raporton, në skuadër do të ketë dhe rikthime, si ai i David De Gea. Spanjolli që aktualisht është pa skuadër, pritet ti bashkohet Manchester United, ndërsa të tjerë emra që pëlqehen janë ata të Osimhen, De Jong, Gnabry dhe Inasio, ky i fundit luan me Sportingun e Lisbonës.
Një nga lojtarët që ka zhgënjyer është dhe Hojlund, i blerë nga Atalanta për 72 mln paundë, ndërsa ende nuk ka treguar potencialin e tij të plotë në skuadër. Dhe në këtë situatë zëvendësuesi i tij do të ishte Osimhen, që padyshim do ta konkurronte në majën e sulmit, lojtarin që ishte golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar në Itali.
Problemet e skuadrës nuk janë vetëm në repartin ofensiv, pasi çedime ka dhe në mesfushë e mbrojtje, por sidomos në portë, ku Onan aka përgjegjësinë e pësimit të 70% të golave të pësuar këtë sezon.