75 Mall Live Search
07:48 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / MSH

Ratifikimi i marrëveshjes me BE-në dhe projektligji për administrim të banesave diskutohen në mbledhje të komisioneve parlamentare

Katër komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje, duke i paraprirë seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me fillim nga ora 10:00, anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të mblidhen për të shqyrtuar Projektligjin për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.

Në po të njëjtin orar do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për të shqyrtuar draft-planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror për këtë vit.

Në ora 11:00 do të mbajë mbledhje Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Indeksonline.

Në mbledhje shqyrtohet plani vjetor i performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në ora 11:00 do të mbajë mbledhje edhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Në rend të ditës është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me BE-në mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e BE-së “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat” etj./Indeksonline/