19:21 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Raul Albiol vazhdon me Napolin

Qendërmbrojtësi, Raul Albiol ka vendosur për të ardhmen e tij.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë të re me Napolin, ku do të qëndrojë deri në vitin 2021, shkruan IndeksOnline.

32-vjeçari u transferua në Itali nga Real Madridi në vitin 2013. Ai me Napolin deri tani ka afro 170 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.

Albiol ka luajtur më parë edhe për klube si Valencia dhe Getafe./IndeksOnline/