Raul Jimenez rikthehet në fushat e gjelbra pas 8 muajve mungesë për shkak të dëmtimit në kafkë

Sulmuesi i njohur i skuadrës Ëolves, Raul Jimenez është rikthyer përsëri në fushat e gjelbra.
Jimenez kishte 8 muaj që ishte duke u trajtuar nga një lëndim që e mori në kokë, transmeton Indeksonline.
Në nëntor të 2020-së, në një ndeshje në Premier Ligë, Jimenez pësoi një dëmtim në kafkë.
Që nga ajo kohë, meksikani nuk ka luajtur më. Dje ai u rikthye përsëri, por me një mbajtëse në kokë për shkak të lëndimit që ka pasur./Indeksonline/
