20:00 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / AR

Raundin e fundit të gjyqit Jolie-Pitt e fitoi aktori!

Brad Pitt ka fituar raundin e fundit në mosmarrëveshjen e tij pronësore me Angelina Jolie, për vreshtin e tyre francez prej 500 milionë dollarësh.

Aktori 60-vjeçar është shfaqur në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut për Château Miraval, duke pretenduar se ai duhet të kishte shumicën e aksioneve në vreshtin e famshëm pasi Jolie i shiti aksionet e saj Yuri Shefler, pronarit të gjigantit rus të vodkës Stoli.

Para se të martoheshin, çifti bleu pronën së bashku, ku Pitt zotëronte 60% dhe Jolie 40%.

Ata u martuan në kantinë në vitin 2014 dhe Pitt i dha Jolie 10% shtesë si pjesë e martesës së tyre, duke e bërë pronën 50-50 kur u ndanë në 2016, thuhet nga “Page six”.

Jolie më pas shiti aksionet e saj, por Pitt argumenton se marrëveshja e saj ishte e pavlefshme dhe se ai duhet të mbajë 60% të pronësisë së tij.