23:01 / E Premte, 03 Maj 2024 / Gj. Sh

Raya i Arsenalit fiton çmimin kryesor të Premierligës

Portieri i Arsenalit, David Raya ka fituar një nga çmimet më të mira të Premierligës për sezonin 2023/24.

Spanjolli edhe zyrtarisht është fituas i çmimit ”Doreza e Artë”, shkruan IndeksOnline.

Ky çmim i jepet portierit me më së shumti ndeshje pa pranuar gol.

Raya ka 14 ndeshje këtë sezon pa pranuar gol, derisa e fitoi këtë çmim pasi Jordan Pickford u mposht sonte ndaj Lutonit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje, ai ka 12 ndeshje pa pranuar gol./IndeksOnline/