75 Mall Live Search
22:57 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Rayo Vallecano e ndal Real Madridin

Rayo Vallecano e ka ndalur Real Madridin dhe ka marr një pikë të rëndësishme.

Derbi madrilen përfundoi me barazim 3-3, shkruan IndeksOnline.

Rayo e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 4-të, me golin e Unai Lopez.

Abdul Mumin dyfishoi rezultatin e Vallecanos, në minutën e 36-të.

Reali nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin qysh në pjesën e parë.

Federico Valverde në minutën e 39-të, dhe Jude Bellingham në minutën e 45-të, barazuan rezultatin në 2-2.

“Mbretërit” përmbysën rezultatin me golin e Rodrygos në minutën e 56-të.

Gëzimi i tyre zgjati veç tetë minuta, pasi Isi Palazon barazoi shifrat në 3-3, gol ky i cili vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë barazim, Reali ka humbur mundësinë të merr kreun e tabelës pasi ka 37 pikë, një më pak se Barcelona.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano renditet në vendin e 13-të, me 20 pikë./IndeksOnline/