Rayo Vallecano rikthehet në La Liga pas dy vitesh

Rayo Vallecano do të bëjë gara në elitën e futbollit spanjoll në edicionin 2021/22.
Kjo skuadër sonte fitoi 2-0 në udhëtim te Girona për të siguruar pjesëmarrje në La Liga pas dy vitesh.
Golat e fitores i realizuan Alvaro Garcia dhe Trejo.
Ndeshjen e parë finale e kishte humbur para një jave në shtëpi 1-2, por në rezultat të përgjithshëm të dy ndeshjeve Rayo ishte superiore.

/Indeksonline/