RDK shfaq ekspozitë për qytetin e Prishtinës
Në orën 16:30, RDK Prishtinë pranë objektit të komunës shfaq ekspozitë për qytetin e Prishtinës.
Ekspozita pasqyron gjendjen kaotike në kryeqytet. Duke e parë se komuna nuk po investon në projekte konkrete, nuk po i mirëmbanë rrugët dhe trotuaret, nuk ka strategji për lehtësimin e komunikacionit të dendur, mungojnë parkingjet, mungojnë parqet e mungon ndriçimi, rinia e Prishtinës nuk mund të qëndrojë indiferente.

Ndonëse ka shumë gjëra elementare që mungojnë, Prishtina vazhdon të ketë tepricë buxhetore çdo vit. Kujtojmë që kryeqyteti në vitin 2018 nuk i ka shfrytëzuar 23 milion euro.
Shpendi vetëm fizikisht mund të jetë në Prishtinë, sepse me mendje e me zemër është në Bruksel.