75 Mall Live Search
19:15 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

RDK viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik

Rinia Demokratike e Kosovës ka vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politik.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i RDK-së Donjet Bislimi përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Liria dhe shteti janë produkt i sakrificave të mëdha të shumë gjeneratave.

Sot, bashkë me Florentin dhe Granitin, patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë të vizitojmë Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe udhëheqësit e kësaj shoqate të cilët në moshën tonë përditshmëri e patën torturën dhe dhunën e ushtruar nga barbarët pushtues nëpër burgjet e tyre famëzeze.

Biseda, këshillat dhe ndarja e përvojave nga Baci Selatin, Baci Berat, Meriman, Hilmi dhe Baci Shefik janë pasuri e veçantë për ne, që si gjeneratë nuk do të mund të ecim përpara pa udhërrëfimin e tyre.