75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / AR

“Re Clinic” e Jeta Rukiqit, zgjedhja e parë e Dua Lipës në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin kosovar, Dua është parë duke vizituar “Re Clinic”, një nga klinikat më të njohura të estetikës në vend. E themeluar nga Jeta Rukiqi, kjo klinikë është shndërruar në një destinacion të preferuar për figura publike dhe klientë ndërkombëtarë, falë shërbimeve të avancuara dhe trajtimeve të personalizuara që ofron për bukurinë dhe mirëqenien.

Pjesëmarrja e Duas në këtë klinikë vetëm sa e konfirmon reputacionin që “Re Clinic” ka ndërtuar ndër vite, duke u bërë një emër i njohur edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Sunny Hill Festival do të nisë me një atmosferë elektrizuese, ku Dua Lipa do të performojë në natën e parë, duke sjellë një përvojë të paharrueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar.