Re e vjehërr ndjekin Filarmoninë e Vjenës, Elita tregon barkun në fustanin e zi glamuroz
Koncertin filarmonik të Vjenës e kanë ndjekur drejtpërdrejt edhe dy personazhe të njohura shqiptare.
Elita Rudi dhe vjehrra e saj, Lirije Gjikolli duket se janë adhuruese të muzikës klasike dhe kanë zgjedhur që këtë koncert të përvitshëm ta ndjekin bashkë.
Këtë e kanë bërë të ditur vet ato përmes postimeve në rrjetet sociale, ku Elita shihet e veshur me fustanin glamuroz ngjyrë të zezë i cili ia tregonte edhe barkun e fryrë.
Ndryshe, Elita dhe Gjiko pritet që shumë shpejt të bëhen prindër të një djali./Indeksonline/



