75 Mall Live Search
12:54 / E Premte, 16 Maj 2025 / S Z

Ré Swiss Clinic nderon sakrificën: 50% zbritje në mbjelljen e flokëve për të gjithë veteranët e luftës

Liria që gëzojmë sot nuk ka ardhur lehtë. Ajo është shkruar me përkushtim, guxim dhe sakrificë nga ata që lanë gjithçka pas për të mbrojtur tokën, identitetin dhe të ardhmen tonë.

Në nderim të kësaj sakrifice, Ré Swiss Clinic ofron 50% ulje çmimi në mbjelljen e flokëve për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jo si ofertë, por si një gjest mirënjohjeje të thellë për gjithçka që kanë bërë për vendin.

Kujdesi për veten është nevojë, sidomos për ata që kanë kaluar vite të vështira, sfida fizike e emocionale dhe ende mbajnë barrën e atyre kohërave. Ré Swiss Clinic synon të jetë një vend ku respekti ndaj kësaj historie takohet me standardet më të larta të përkujdesjes dhe teknologjisë mjekësore.

“Çfarë të them, dëshirë e imja do të ishte sikur të mund të ofronim edhe më shumë se kaq, çfarëdo që ofrojmë për veteranët e UÇK-së nuk mund t’ua shpaguajmë atë që ata kan bërë për vendin tonë, për neve, për lirinë që ne gëzojmë sot” – tha Jeta Rukiqi, pronare e Ré Swiss Clinic, kur u pyet se çfarë e shtyri të vjen me këtë gjest bujarie.

Çfarë përfshin kjo zbritje? Zbritja prej 50% aplikohet në mbjelljen e flokëve, me procedurat më të avancuara në treg. Trajtimi realizohet nga profesionistë të specializuar ndërkombëtarisht, me pajisje të standardit më të lartë dhe qasje të personalizuar.

Si përfitohet? Mjafton të paraqisni dokumentin që dëshmon statusin tuaj si Veteran i Luftës së UÇK-së gjatë konsultës së parë dhe zbritja aplikohet menjëherë.

Ré Swiss Clinic gjendet në objektin e hoteli “Swiss Diamond”, në Prishtinë.