14:23 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / B O

Reagim epik, Cucurella shokohet kur mëson se shoku i tij Jorginho transferohet te Arsenal

Marc Cucurella është tronditur kur mësoi se Jorginho kishte përfunduar transferimin e tij nga Chelsea në Arsenal.

Mbrojtësi e mori vesh gjatë një interviste dhe mezi e besoi lajmin. I intervistuar nga “Goal”, Cucurella u pyet se cilin konsideronte si lojtarin më inteligjent tek ekipi i tij i Chelsea dhe ai tha emrin e Jorginhos.

Teksa filloi të shpjegonte arsyen se pse ishte ai lojtari më inteligjent, Cucurella u ndërpre dhe u trondit kur gazetari i tha që ai është pranë firmës me Arsenalin. Ai tha se e kishte dëgjuar si thashethem, por u habit akoma edhe më shumë kur mori vesh që ka pozuar me fanellën e Arsenalit.