75 Mall Live Search
08:29 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / MSH

“Reagim fëmijësh”, Thomas Tuchel tregon se çfarë tha gjyqtari pasi lojtari i Arsenalit kapi topin me dorë

Skuadra e Arsenalit ka barazuar 2:2 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku lojtarët e Bayern Munich kërkuan penallti, shkruan Indeksonline.

Thomas Tuchel, trajneri i klubit gjerman tregon se çfarë i tha gjyqtari pas ndeshjes, kur Gabriel kapi topin në zonë të 16-metërshit.

“Gjyqtari bëri një gabim të madh. Çfarë më bëri më shumë nervoz është arsyeja që ai e dha te lojtarët e mi. Ai tha se ky ishte gabim si ta bënte një fëmijë, në Ligën e Kampionëve është marre të akordohet një penallti e tillë. Gabim fëmijësh”, tha Tuchel pas ndeshjes.