Reagim i fortë nga llogaria e Benitës pas debatit me Labin në BBVK
Pas debatit të fundit mes Benitës dhe Labin në “Big Brother VIP Kosova”, llogaria zyrtare e banores kam publikuar një reagim të qartë dhe të fuqishëm.
Në postim shkruhet:
“Debati është pjesë e lojës. Strategjia është pjesë e formatit. Por ofendimi i një femre në mënyrë publike nuk është lojë, është mungesë respekti.
Ne nuk do të heshtim kur dinjiteti i saj cenohet. Benita ka treguar qartësi, forcë dhe qëndrim në atë debat, pa rënë në nivelin e provokimeve.
Kërkojmë nga produksioni që ta analizojë situatën me seriozitet dhe të marrë masa konkrete që kjo formë komunikimi të mos tolerohet më.
Respekti nuk është opsion. Është standard.”
Menaxhmenti i Benitës thekson se qëndrimi i saj është i qartë dhe kërkon nga produksioni të sigurojë që ofendimet dhe mungesa e respektit të mos ndodhin më brenda shtëpisë së BBVK./Indeksonline/


