Reagim i fuqishëm nga Behxhet Pacolli: Jam i tronditur, unë e votova qeverinë e juaj, jeni primitivë e diktatorë!

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka shprehur indinjatën e tij në lidhje me mos lejimin për tu kthyer, në Kosovë, përkundër që prej dy muajsh ka qëndruar në karantinë në shteti zviceran. Ai madje ka shprehur habinë e tij se si përkundër dokumenteve që ka prezantuar nuk i është lejuar kthimin për në Kosovë, transmeton IndeksOnline.
“Është tronditëse kjo që po ndodh me mua! Pas dy mujësh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër,nën asistencën shendetsore, diçka që ua deshmova me dokumente, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shendetesor I përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij qeveria që ai ka votuar po përpiqet ta fus në karaninë, duke pyetur kështu se a do të ja bëjnë njëjtë ndonjë diplomati që vjen nga jashtë.
Ai madje e ka quajtur primitive, diktatoriale qeverinë e Kurtit./IndeksOnline
Më poshtë e gjeni të plotë statusin e tij: