75 Mall Live Search
16:13 / E Martë, 30 Shtator 2025 / KV

Reagim i shpejtë i Policisë në Prizren: Automjeti i vjedhur i rikthehet pronarit, i dyshuari ndalohet

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren, ka njoftuar për zbulimin dhe kthimin e një automjeti të vjedhur, si dhe ndalimin e të dyshuarit për këtë rast.

Sipas njoftimit, më 28 shtator 2025, rreth orës 09:20, është raportuar një rast vjedhjeje në fshatin Vlashnjë të Prizrenit. Ankuesi kishte deklaruar se automjeti i tij i tipit VW Fugon, ngjyrë e bardhë, i parkuar në hapësirën e kompanisë, ishte zhdukur që nga data 26 shtator.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesi kujdestar, njësia e forenzikës dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti si “Vjedhje”.

Sektori i Hetimeve ka ndërmarrë veprime intensive për identifikimin e autorit, ku është konstatuar se i dyshuari është i njëjti person që më 26 shtator ishte arrestuar për disa raste të vjedhjes së motoçikletave.

Më 29 shtator 2025, i dyshuari është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, ndërsa automjeti i vjedhur është gjetur në qytetin e Prizrenit dhe i është kthyer pronarit.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit do të procedohet me kallëzim penal për veprën penale të vjedhjes.