75 Mall Live Search
20:23 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / H F

Reagim i shpejtë në Prishtinë, policia ndalon veturën dhe sekuestron armë

Sot rreth orës 14:30, Njësiti për Reagim të Shpejt i Kryeqytetit ka ndaluar një veturë në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ku pas kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.  

Personi i dyshuar E.S, 35 vjeç, është shoqëruar për në stacion policor, ku në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’, transmeton IndeksOnline.

  Policia e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike.