Reagim pas paraburgimit të Gjestit, G-Bani i bën apel drejtësisë
Vendimi i Gjykatës Themelore për t’i caktuar 30 ditë paraburgim Gjestit ka nxitur reagime të shumta në publik, shkruan IndeksOnline.
Mes atyre që kanë reaguar është edhe reperi i njohur G-Bani, i cili përmes një mesazhi publik ka kërkuar më shumë mirëkuptim dhe qasje më humane ndaj artistit.
Ai theksoi se Gjesti po kalon një periudhë të vështirë dhe se sipas tij duhet të merret parasysh edhe reflektimi dhe kërkimi i faljes nga ana e këngëtarit.
“Drejtësia duhet të mendojë si prind dhe jo të tregojë vetëm anën e ashpër. Gjesti nuk ka dëmtuar askënd dhe është një artist që po përballet me akuza pa bërë diçka të rëndë”, është shprehur G-Bani në reagimin e tij.
Reagimi i reperit ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë ndarë mendime të ndryshme lidhur me rastin.

