22:43 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / SH F

Reagimet e komuniteteve pakicë pasi ZRRE tha se tarifa nuk do të aplikohet për serbët

Komunietet votuan kundër tarifës, por theksojnë se nuk duan të veçohen si komuniteti serb. Deputetja Duda Balje thotë se postimi i saj ishte ironik pas njoftimit të ZRrE-së se komunave serbe nuk do t’iu shtrenjtohet rryma.

Një deklaratë e kryesuesit të ZRrE-së tronditi të gjithë, përveç komunitetet serb.

Por kjo deklaratë bëri që komunitetet e tjera në Kosovë të ndjehen të diskriminuara.

Deputetja Duda Balje kërkoi nga qeveria e Kosovës që pjesë e tarifës të mos jetë as komuniteti boshnjak.

Megjithatë ajo për T7 tha se është plotësisht kundër shtrenjtimit të rrymës, por që nuk dëshiron që boshnjakët të veçohen sikurse serbët, si dhe shpjegon se kërkesa e saj ishte ironizuese.

Balje tutje shtoi se vendimi që serbët të mos futen në tarifë e preku fort, duke thënë se boshnjakët kanë shumë më shumë nevojë.

Sikurse përfaqësuesja e komunitetit Boshnjak edhe përfaqësuesi i komunitetit egjiptian ka të njëjtin mendim.

As ai nuk do tarifë, por nëse çmimi rritet ai thotë që të bëhet edhe për egjiptianët.

Madje ai nënvizon se nëse komunitetet do të veçoheshin, diskriminimi do të ishte tek vet komuniteti shumicë i Kosovës.

Ndërkohë Erxhan Galushi nga komuniteti rom thotë se rezolutën nuk e votoj, por as ai nuk do t’i veçohet komuniteti.

ZRrE dje bëri të ditur një ditë më parë se në tarifë nuk do të hyjnë 4 komunat veriore, arsye kjo që ngjalli reagimin e komuniteteve tjera.